LAJMI I FUNDIT:

Përse shtojmë peshë më shumë gjatë dimrit

Përse shtojmë peshë më shumë gjatë dimrit

Gjithkush e di dhe e ka provuar të shtojë disa kilogram që pas festave të fundvitit edhe deri në javët e para të pranverës, kohë kur me zgjatjen e ditës dhe ndjesisë se së shpejti vjen vera, të gjithë ndihemi apo i japim forca vetes të dobësohemi.

Dhe tani studiuesit e kanë gjetur se shtimi në peshë nuk është vetëm faji i festave të fundvitit, por i stinës së dimrit në përgjithësi.

Më shumë se një e katërta e grave britanike në një studim, ka pranuar se ato shtojnë peshë në dimër në krahasim me verën, transmeton Idea. Gjysma e grave kanë fajësuar motin e dimrit për të fituar peshë, kohë që i shtyn ato, në rehatinë e të ngrënit për ta bërë veten të ndjehen më mirë në ditët e ftohta dhe të errëta.

Më shumë se një e treta pranoi se moti gjithashtu kishte një ndikim të dëmshëm në nxitjen për të shkuar në palestër dhe tërheqjen pas për të bërë vrap në natyrë, si pasojë e kohës së lagësht, erës dhe të ftohtit.


Ndërkohë 24 përqind thanë se kolegët e tyre të punës ndiheshin në faj për shtimin në peshë, sepse ata blenin më shumë ëmbëlsira dhe çokollata në zyrë gjatë dimrit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori