LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët që përdorin aparatet me prekje mund të kenë probleme me gishta dhe me duar

Fëmijët që përdorin aparatet me prekje mund të kenë probleme me gishta dhe me duar

Ekspertët konstatojnë që fëmijët të cilët përdorin tablet kompjuterët dhe telefonat “e mençur”, nuk i zhvillojnë muskujt dhe mund të kenë probleme me gishta dhe me duar.

Ekspertët theksojnë që avancimi i teknologjisë dhe mënyra moderne e jetës ndikojnë negativisht në muskuj dhe në zhvillimin skeletor të fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Ekspertja për profesione, Lindsay Marzoli, thotë se koha e tepërt e kaluar me këtë pajisje mund të shkaktojë dëmtim afatgjatë të fëmijëve. Kjo ndodh, sepse kur ata përdorin ekrane të ndjeshme ndaj prekjes, ata nuk i zhvillojnë muskujt e nevojshëm për të shkruar.

"Nëse ata janë gjithmonë në ‘tablet’-ë dhe në fakt nuk merren me aktivitete me laps dhe letër me të cilat do të duhej të merreshin, ata muskuj do të mbesin të dobët. Ajo që e vërejmë është se shumë fëmijë vijnë me disa vonesa motorike, me forcë të reduktuar të muskujve të duarve dhe gishtërinjve", ka thënë Marzoli, nga Learning and ‘Therapy Corner’ në Merilend të SHBA-së për ‘CBS’-në.


Ekspertët thonë se problemi qëndron në faktin se teknologjia është aq e re, sa që hulumtuesit nuk dinë se çfarë dëmi do të mund të shkaktojë ajo në afat të gjatë kohor. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori