Edhe pse janë një armë e dobishme në luftën kundër kariesit, çamçakëzët gjatë viteve janë dëshmuar të jenë një bombë e tempuar për shëndetin e njeriut.
Çamçakëzët mund të shkaktojnë deformime të fytyrës
Personat të cilët gjatë ditës përtypin çamçakëzë mund t’i aktivizojnë së tepërmi muskujt të cilët mund të zhvillohen shumë, gjë që mund të rezultojë me një fytyrë katrore.
Nga ana tjetër, nëse përtypni vetëm në njërën anë, kjo mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të kokës, nofullës dhe qafës; dhe me kalimin e kohës mund të rezultojë në inflamacion të nyjave të nofullave, transmeton Telegrafi.
Ndikimi negativ në kujtesë dhe zorrë
“Shumë aspekte të kujtesës mbështeten në përdorimin e teknikave të tilla si përsëritja e fjalëve në kokë, dhe kjo është e vështirë derisa përtypni”, thekson profesori Andrew Smith nga Universiteti Cardiff.
Çamçakëzët gjithashtu mund të kenë një efekt negativ në zorrë, sepse nxisin sekretimin e acidit në stomak, por pasi që nuk ka ushqim, mbetet teprica e acidit. Kështu, me këtë shprehi e rritni mundësinë e shfaqjes së sëmundjes të gastritit, formimin e ulcerave, problemet me tretje dhe dhimbjet. Përveç kësaj, shumica e çamçakëzëve përmbajnë sorbitol, i cili mund të shkaktojë gazra dhe fryrje.
Nevoja për ushqim të pashëndetshëm
Çamçakëzët ndoshta ju ofrojnë një aromë të freskët të gojës kur nuk jeni në gjendje të përdorni pastë dhëmbësh, por sipas një studimi të ri, ata gjithashtu çojnë në rritje të nevojës për konsum të ushqimit të pashëndetshëm.
Përtypja stimulon trurin
Studimi nga Instituti Kombëtar i Shkencave Radiologjike në Japoni sugjeron se përtypja stimulon trurin. Kur subjektet iu nënshtruan një vargu të testeve, ata të cilët kishin përdorur çamçakëzë kishin 10 për qind përgjigje më të shpejta në krahasim me ata që nuk kishin përtypur.
Përtypja e çamçakëzit mund të ndikojë në tetë pjesë trurit të cilat janë të përfshira kryesisht në ekzekutimin e ndonjë veprimi ose funksioni motorik, shpjegon dr. Duncan Bankat, drejtor i British Neuroscience Association.
Çamçakëzi rrit vigjilencën, ndihmon në ruajtjen e vëmendjes dhe përmirëson reagimin”, theksoi profesori Smith. Dhe ne e dimë se përtypja e çamçakëzit rrit numrin e rrahjeve të zemrës, gjë që rrit qarkullimin e gjakut në tru. Njerëzit të cilët përtypin çamçakëz kanë një produktivitet të rritur në punë, gjë që përputhet me atë që tregojnë studimet në laborator”, shtoi profesori Smith, puna e të cilit u financua pjesërisht nga prodhuesit e çamçakëzëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?
Gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin: Më së shumti ndikon në shëndetin e këtyre organeve!
Mënyrat më të mira për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama