LAJMI I FUNDIT:

Helmimi me ushqim të konservuar – masat e kujdesit

Helmimi me ushqim të konservuar – masat e kujdesit

Toksina Botulinum mund të gjendet në ushqimin e konservuar dhe të paketuar, ndërsa simptomat e helmimit paraqiten 12 deri në 36 orë pas konsumimit.

Prof. ass. Hamdi Ramadani, dr.sci.
infektolog

Tek i sëmuri paraqitet shikim i errësuar ose shikim i dyfishtë, tharje e gojës, dobësim i muskujve, si edhe marrje. Ky helmim më së shpeshti është i lidhur me konsumimin e produkteve të mishit (sallam, suxhuk) dhe shfaqet në formë të ‘epidemive të vogla shtëpiake’.

Mjekimi i gastroenteritit të pakomplikuar, fillimisht bëhet me terapi zëvendësuese. Qëllimi është që me anë të çajit dhe supës, të kompensohen lëngjet dhe elektrolitet e humbura.


Te fëmijët jepet tretësirë elektrolitesh në gojë, ndërsa vetëm te rastet e rënda humbja e lëngjeve duhet të zëvendësohet me anë të infuzionit. Njerëzit të cilët nuk mund ta pranojnë tretësirën përmes gojës për shkak të mundimit (sidomos fëmijët e vegjël), kanë nevojë për kujdes mjekësor dhe kompensimin e lëngjeve me rrugë intravenoze.

Te shumica e infeksioneve, pas zëvendësimit të lëngjeve dhe elektroliteve, simptomat përmirësohen brenda një dite. Vetëm ‘ethet e salmonelës’ trajtohen me antibiotikë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori