LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh me trupin tonë kur bëjmë Yoga dhe ku ndryshon nga disiplinat e tjera?

Çfarë ndodh me trupin tonë kur bëjmë Yoga dhe ku ndryshon nga disiplinat e tjera?

Nëpërmjet Yoga-s gjejmë qetësinë e humbur, harmoninë, energjinë dhe ndjehemi shumë më mirë. Nuk është vetëm Fitnes por është Spiritual Fitness.

Yoga ruan balancën në strukturën tonë treshe, mendjen-trupin-shpirtin. Ushqen me energji këto të tria. Energji, që më pas përdoret në përditshmërinë tonë.

Yoga punon me trupin dhe mendjen, nga brenda dhe jashtë njëkohësisht, ndërkohë që disiplinat e tjera punojnë më shumë për dukjen. Me Yoga-n, para se të ndjesh një trup në formë, ti ndjen një forcë dhe energji të brendshme. Nuk ka rëndësi gjinia, si për burrat edhe për gratë është e njëjta gjë.

Është e vështirë të bësh Yoga?
Nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket. Edhe pse pozicionet duken të thjeshta, duhet rezistencë. Megjithatë, nuk është aspak e vështirë nëse e praktikon rregullisht dhe e kthen në një stil jete. Me praktikë çdo gjë bëhet më e kuptueshme dhe më e lehtë. Nuk ka sport që nuk të lodh, por energjia dhe mirëqenia që merr më pas e kapërcen çdo lodhje. Megjithatë, duhet të sqarojmë se ka shumë lloje dhe stile yoga.


Për njerëzit që e praktikojnë rregullisht, Yoga kthehet në një stil jete, shumë e rëndësishme për të qëndruar gjithnjë në formë, të fortë dhe në harmoni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori