Dr. Florin Ramadani, ortoped nga Spitali Amerikan në Prishtinë, u prezantua në Kongresin ndërkombëtar të ortopedisë-traumatologjisë.
Nga 2-4 tetor 2013, në Cluj-Napoca të Rumanisë u mbajt Kongresi i XV-të i ortopedisë dhe traumatologjisë. Kongresi u organizua nga Shoqata rumune e ortopedëve dhe traumatologëve (SOROT) në bashkëpunim me Akademinë Amerikane të Kirurgëve Ortoped (AAOS) dhe në të morën pjesë ortopedë dhe traumatologë eminent ndërkombëtar. Në këtë kongres u prezantua edhe Dr. Florin Ramadani, ortoped traumatolog pranë Spitalit Amerikan të Kosovës në temën e trajtimit të lëndimeve të ligamenteve të gjurit me theks në prezantimin e metodës së re të rekonstruimit të njohur si LCA (Ligament Croisé Antérieur).
Me iniciativën e Dr. Florin Ramadanit, në këtë kongres u ftua dhe mori pjesë edhe ortopedi i njohur ndërkombëtarisht për kirurgjinë e gjurit, amerikani, Prof.Dr Freddie Fu me të cilin, përveç tjerash, Dr.Ramadani ka biseduar mbi modalitetet e bashkëpunimit në të ardhmen dhe vizitat bilaterale duke mos përjashtuar edhe mundësinë e ardhjes së tij në Kosovë.
Prof. Dr. Freddie Fu është profesor i dalluar i Universitetit të Pitsburgut në SHBA dhe ka specializim kirurgjinë e gjurit si dhe mjekësinë sportive. Kontributi i profesorit Fu në lëminë e kirurgjisë në dhjetë vjetët e fundit është i pazëvendësueshëm kështu që të gjitha publikimet dhe metodat e reja janë të realizuara nga ky dhe stafi i tij. Prof. Dr. Fu ka marrë dhjetëra çmime profesionale për të arriturat e tij në hulumtimet klinike, shkencore dhe biomekanike të ndërlidhura me gjurin. Në kongresin në fjalë ai është prezantuar me punimin lidhur me arritjet dhe inovacionet në mjekësi me aksent në kirurgjinë e gjurit dhe mjekësinë sportive.
Duke marrë parasysh kontributin e Dr. Ramadanit në udhëheqjen e disa konferencave ndërkombëtare të kirurgëve ortoped, Prof. dr.Freddie Fu i ka bërë ftesë për vizitë dhe qëndrim në Pitsburg për bashkëpunim profesional dhe këmbim idesh dhe përvojash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh