LAJMI I FUNDIT:

Kur duhet të ndërmerret trajtimi ortodontik?

Kur duhet të ndërmerret trajtimi ortodontik?

I vetmi kufizim i një trajtimi të hershëm, atëherë kur ai justifikohet të bëhet, është faktori njeri dhe kjo varet nga shkalla e bashkëpunimit dhe motivimit të fëmijës.

Ndërmjet moshës 8 dhe 11-vjeçare, bëhet fjalë për një periudhë psikologjike të favorshme: fëmija është shumë i bindur ndaj këshillave dhe ndaj autoritetit të të rriturve.

Periudha e pubertetit (10-13 vjeç) shpesh është një periudhë delikate për të pranuar mjetet mekanike të dukshme dhe të gjitha streset e një trajtimi ortodontik. Ka, pra, një antagonizëm ndërmjet kërkesave teknike të trajtimit dhe të zhvillimit psikoafektiv të fëmijës.

Shumë zgjidhje janë të mundshme, ato përfshijnë dy ose tri etapa me ndërprerje ose të vazhdueshme, ose një etapë të vetme, në përgjithësi të vonuar. Në fakt, në pjesën më të madhe të rasteve, kohëzgjatja e përgjithshme e trajtimit rritet, në rast se ai mund të ketë filluar herët. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori