MASHT, të nxjerrë Udhëzim Administrativ, për aplikimin e praktikave të cilat mundësojnë që fëmijët të konsumojnë në shkollë ushqime të shëndetshme

KNSHPSH- Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” ka përcjellur rekomandimet e dalura nga Tryeza e mbajtur me dt. 12 shtator, kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Oral dhe punës 1 vjeçare të realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” në Institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme në Kosovë (12 shtator 2012- 12 shtator 2013).
Nga KNSHPSH, është kërkuar që këto rekomandime, të përcjellen në drejtim të zyrës së Ministrit të Arsimit, Shkëncës dhe Teknologjisë (MASHT), Prof.Dr. Ramë Buja, për procedim të mëtutjeshëm.
Në mesin e rekomandimeve të dalura, është edhe propozimi i OBSH- Organizatës Botërore të Shëndetësisë, zyra në Prishtinë. Drejtori i OBSH- zyra në Prishtinë, Skender Syla, ka vlerësuar se “Është shumë e rëndësishme që Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), të nxjerr një UA-Udhëzim Administrativ që në kuadër të Institucioneve parashkollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, të promovohet të ushqyerit e shëndetshëm duke evituar konsumimin e pijeve të gazuara, ushqimeve shumë të kriposura dhe të sheqerosura që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e fëmijëve. Do të ishte shumë e dobishme aplikimi i praktikave të cilat mundësojnë që fëmijët të konsumojnë në shkollë ushqime të shëndetshme të përgatitura në shtëpi. Kjo sipas drejtorit të OBSH-së, do të ndikojë dukshëm, si në ruajtjen e dhëmbëve dhe të shëndetit oral, po ashtu edhe në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të fëmijëve-nxënësve”. Kjo ide, ky propozim i Drejtorit të OBSH- zyra në Prishtinë, Skender Syla, është përkrahur nga të gjithë të pranishmit në tryezë, pa përjashtim.
Valbon Krasniqi, Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në Kuvendin Komunal të Prishtinës, propozimin e Drejtorit të OBSH-së e quajti shumë të qëlluar, duke shtuar se është mirë që kjo fillimisht të implementohet si pilot-projekt në 3-4 Institucione fillore dhe varësisht nga rezultatet, të fillojë së implementuari edhe në Institucionet e tjera parashkollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës. Krasniqi, po ashtu propozoj që në kuadër të Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”, të përfshihen edhe dy anëtarë të Kolegjiumit të Drejtorëve të Drejtorisë për Shëndetësi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Edhe drejtori i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi- KISCOMS, Xheladin Ujkani, njëherit ideator dhe udhëheqës i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, u shpreh në mbështetje të propozimit të Drejtorit të OBSH-së. Ai po ashtu, u shpreh në favor të idesë së Drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Valbon Krasniqi, që kjo fillimisht të implementohet si pilot-projekt në 3-4 Institucione, duke shtuar se Kuvendi Komunal i Prishtinës do të ishte vendi më i përshtatshëm për të filluar ky pilot-projekt.
Ujkani tregoj se deri tani janë vizituar afër 2/3 e Institucioneve parashkollore në Kosovë. Gjatë këtyre vizitave fëmijëve u janë dhënë broshura si dhe brusha të dhëmbëve me pastë. Gjithashtu, u është bërë demonstrimi i pastrimit të dhëmbëve përmes modeleve, gjë të cilën e kanë bërë edhe fëmijët. Po ashtu, gjatë vitit shkollor 2012-2013, janë përfshirë mbi 150 Institucione të arsimit fillorë dhe të mesëm të regjionit të Prishtinës, si në : Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe Lipjan. Gjatë vizitave, me nxënësit e klasës së I-rë, II-të, III-të, IV-të, V-të, VI-të, VII-të, VIII-të dhe IX-të, është bashkëbiseduar për ushqimet e preferueshme dhe jo të prefuerueshme për dhëmbët, është bërë demonstrimi i përbashkët i pastrimit të rregullt dhe të drejtë të dhëmbëve përmes modeleve, u janë dhënë brusha të dhëmbëve nxënësve si dhe materiale promovuese për shëndetin oral, për ushqimet, pastrimin e dhëmbëve dhe fluoridet.
Kordinatorja e KNSHPSH- Komitetit Ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Leonora Shala, ka vlerësuar shumë lartë nivelin e bashkëpunimit në projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, dhe shprehu gatishmërinë dhe zotimin e saj dhe të KNSHPSH-së për bashkëpunim në realzimin e projektit edhe gjatë vitit shkollor 2013-2014.
Ajo po ashtu, mirëpriti propozimin e Drejtorit të OBSH-së që në Institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, të promovohet të ushqyerit e shëndetshëm duke evituar konsumimin e pijeve të gazuara dhe ushqimeve shumë të kriposura dhe të sheqerosura që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e fëmijëve.
Projekti, "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur", do të implementohet edhe gjatë vitit shkollor 2013-2014.
Zyra qëndrore e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”
Prishtinë, 27 shtator, 2013
Për projektin :
Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).
Ky program, në Kosovë, është inicuar nga zyra e OBSH- Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë.
Në lidhje me projektin, Drejtori Ekzekutiv i KISCOMS, Dr. Xheladin Ujkani dhe Ministri i Shëndetësisë, Prof.Dr. Ferid Agani, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me dt. 6 shkurt, 2013.
Në projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, përfshihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi 1150 Institucione parashkollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, përkatësisht përfshihen mbi 450 mijë fëmijë-nxënës.
Ky projekt realizohet nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, Qendra Kombëtare për Edukim Shëndetësor Oral “DENT-IN” dhe Shoqata Kosovare e Studentëve të Stomatologjisë “KADS”.
Po ashtu, në lidhje me projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, mund të gjeni materiale (videoxhirime dhe foto) në adresat e projektit në : Facebook : Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur ose në Youtube : DentinGroup
Portali Informativ Telegrafi.com, është sponsor medial i projektit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri