Vitamina C është e mbushur me “virtyte” dhe është një “gur i çmuar” për një shëndet të mirë.
U bën mirë të gjithëve, por mbi të gjitha është e nevojshme për ata, që pinë cigare, apo dhe ata që vuajnë nga anemia, grave që janë shtatzënë po edhe për ata që janë në moshën e tretë. Është e nevojshme që të jetë e pranishme në ushqimet tona gjatë gjithë vitit, por ka një efekt të madh në ndryshimin e stinëve dhe është një mbrojtje e mirë për sistemin imunitar kundër sëmundjeve të stinës.
Ku gjendet Vitamina C
Për fat të mirë, kjo vitaminë mjaft e rëndësishme për trupin e njeriut nuk është e vështirë për t’u gjendur. Kështu Vitamina C gjendet tek; molla dhe sidomos lëkura e saj, tek gjethet e bimëve, tek qumështi, lëngu i portokallit, ananasi, luleshtrydhet. Gjithashtu antioksidantet gjenden me shumicë kryesisht tek bimët jeshile dhe tek frutat. Vitamina C (acidi askorbik) kryesisht është tek: limoni, portokalli, zarzavatet jeshile, domatja, pjepri, kivi, lulelakra, speci (me shumicë tek speci i kuq), mango dhe tek mëlçitë e viçit dhe lopës.Përdorimi:
– në preventivën e infeksioneve virusale, bakteriale dhe kërpudhave
– influenca, hepatiti, herpesi, mononukleosa dhe bronkiti,
– në zvogëlimin e kolesterolit në gjak,
– ndihmon shërimin e shpejtë të plagëve dhe të lëndimeve,
– pengon formimin e qelizave të tumorit-kryesisht në traktin digjestiv dhe pasi është bashkëdyzim antioksidik neutralizon radikalet e lira
– ngadalëson plakjen, formimin e rrudhave në lëkurë dhe plakjen e përgjithshme të organizmit,
– ndihmon largimin e shpejtë të materieve helmuese nga organizmi, ndotjen nga ambienti, ujit dhe nga metalet e rënda,
– ndihmon pastrimin e organizmit nga mjetet dehëse, alkooli dhe nga tymi i duhanit,
– vitamina C ndihmon në preventivën e kataraktit, si dhe përmirëson gjasat për shërimin e tij,
– lehtëson simptomat e astmës dhe të sëmundjeve alergjike,
– zvogëlon mundësinë e ngjitjes së spermatozoideve, pra, në mënyrë indirekte pengon sterilitetin mashkullor,
– ndihmon shërimin e sëmundjes së sheqerit, si edhe ka rol të rëndësishëm në thithjen e hekurit,
Thithja – absorbimi: zhvillohet gjatë orës së parë dhe pas tri katër orësh largohet nga organizmi.
Kush ka nevojë për dozë më të madhe…
Në radhë të parë janë duhanxhinjtë, sportistët, të sëmurët, punëtorët me punë të rëndë fizike, si edhe ata që në vend të punës kanë strese.
Në familjen tonë është treguar efikas në rastet e ftohjeve, dhembjeve të fytit apo kur jemi të lodhur kryesisht marrja 1.3 deri në 5 tableta C- 1000, dhe kështu me preventivën efikase arrijmë të pengojmë dhembjet inflamatore, d.m.th., i ikim shërimit me antibiotikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri