LAJMI I FUNDIT:

Trafiku dhe tymi i sobës me dru rrisin rrezikun nga astma

Trafiku dhe tymi i sobës me dru rrisin rrezikun nga astma

Hulumtimet e fundit sugjerojnë se trafiku i rënduar dhe djegia e sobës së drurit mund të përkeqësojë shqetësimet e sëmundjes së astmës.

Autorët nga Universiteti i Melburnit zbuluan se ekspozimi ndaj tymit të drurit nga ngrohja me dru zjarri rrit simptomat me 11 për qind. Po ashtu trafiku i rënduar, e ndotja prej tij ishte një faktor edhe më i madh, duke parë një rritje 80 për qind në simptoma.

Ky është studimi i parë për të vlerësuar ndikimin e ndotjes së trafikut dhe tymit të drurit mbi moshën mesatare të të rriturve që vuajnë me astmë, thonë hulumtuesit.

Eksperti Dr John Burgess rekomandon ata që vuajnë nga astma se nuk duhet të jetojnë në rrugë me trafik dhe se përdorimi i ngrohjes me dru duhet të përmirësohet me ngrohje të reja, për të siguruar shëndetin e tyre që të mos përkeqësohet.


Astma është një sëmundje kronike (afatgjate) e mushkërive e cila inflamon dhe ngushton rrugët e frymëmarrjes. Ajo shkakton periudha të herëpashershme të gërhitjeve (zëri fishkëllyes që bëjnë gjatë gjumit), shtrëngime në gjoks, frymëmarrje të vështirësuara dhe kollitje.

Astma prek njerëzit e të gjitha moshave, por më së shpeshti fillon gjatë fëmijërisë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 230 milionë njerëz janë të regjistruar se e kanë astmën. Më shumë se çereku i tyre janë fëmijë.
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori