Syri është organi më i ndjeshëm ndaj dritës së diellit dhe ekspozimet e gjata ndaj rrezeve ultraviolet mund të shkaktojnë plakjen e syrit dhe dëmtimin e shikimit. Pasojat mund të jenë edhe më të rënda, që nga një sërë patologjish si katarakti apo shkatërrimi i retinës së syrit, deri në humbjen e shikimit.
Specialistët theksojnë se syzet e diellit janë masa më e mirë mbrojtëse ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Ato duhet të jenë me xhama origjinalë ultraviolet, sepse arrijnë ta mbrojnë syrin nga vala beta e diellit.
Mbrojtja që i bën syri vetes nuk është e njëjtë për të gjithë njerëzit, pasi sytë dhe karakteristikat e syve ndryshojnë sipas tipareve të secilit, ku në këtë rast vlen ngjyra e syve. Kështu, një person me lëkurë me ngjyrë të hapur, ka më pak pigment të iridës së syrit, ndaj është më i ndjeshëm. Pra, sa më e errët të jetë ngjyra e bebes së syrit, aq më e vogël është sasia e dritës së diellit që depërton syri. Ndërkohë që krahas tyre këshillohet të mbahet edhe një kapele me strehë të gjerë.
Mësojeni pra veten si t’i mbroni sytë tuaj prej tyre goditjeve që mund të pësojnë sytë tanë prej tyre. Ja këshillat që jep Agjencia Ndërkombëtare për Parandalimin e Verbërisë (IAPB):
• Mbrojini sytë me syze që kanë filtra në përputhje me kuotat e caktuara, sidomos kur dielli është i fortë.
• Mos i vini lentat e kontaktit, ndërsa ju laheni në det, ose jeni duke marrë rreze dielli.
• Nëse rëra futet në sytë tuaj, shpëlajini tërësisht me ujë, pa i fërkuar aspak.
• Vini një maskë apo syze, në qoftë se ju vuani nga acarimet e syve.
• Kujdes kur vini krem rreth syve.
• Pini ujë me bollëk, jo vetëm për të shmangur dehidratimin e organizmit në tërësi, por edhe për ta mbrojtur nga pakësimi i xhelit që mbush syrin.
• Ndiqni një dietë të pasur me vitamina dhe Omega-3 për të mbrojtur zonën qendrore të retinës, makula, e cila është edhe më e ndjeshmja dhe ju lejon të shikoni me definicion të lartë dhe ngjyra.
• Mos i prekni sytë pa larë duart më parë.
• Shmangni ekspozimin në diell dhe notin në det ose pishinë, në praninë e infeksionit të syrit ose inflamacioneve.
• Nëse jeni duke marrë ilaçe, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para ekspozimit të diell. Disa ilaçe të tilla si antibiotikët mund të shkaktojnë reagime negative në dritën e diellit, edhe në lidhje me sytë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri