LAJMI I FUNDIT:

Me kantarion kundër depresionit

Me kantarion kundër depresionit

Kantarioni është efikas në shërimin e formave të rënda të depresionit, e jo vetëm problemeve abdominale dhe trajtimin e plagëve sipërfaqësore, kanë dëshmuar rezultatet e hulumtimit në Gjermani.

Dr. Klaus Linde së bashku me kolegët nga Universiteti në Munih, ka ardhur deri tek ky rezultat me krahasim e efekteve të kantarionit me efektin e placebos apo edhe disa anti-depresivëve, në 5.500 pacientë të sëmurë nga depresioni i rëndë.

Kantarion jo vetëm që është treguar më i efektshëm sesa placebo, por gjithashtu aq i efektshëm sa anti-depresivët të cilët përdoren në shërimin e depresioneve të rënda.
Kantarion ka shumë më pak efekte sekondare sesa ilaçet të cilat zakonisht përshkruhen kundër depresionit, kanë theksuar autorët e hulumtimit.

Në Gjermani kantarioni rregullisht u rekomandohet të sëmurëve nga depresioni. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori