LAJMI I FUNDIT:

Vitamina D ndihmon në parandalimin e kancerit

Vitamina D ndihmon në parandalimin e kancerit

Marrja e sasive të mëdha të vitaminës D, mund të pengojë paraqitjen e kancerit në zorrë dhe kancerit të gjirit, bëjnë të ditur studimet amerikane.

Hulumtuesit këshillojnë që të rriturit duhet të marrin 2000 njësi internacionale (IU) vitaminë D në ditë, në formë të vitaminës D3 (kolekalciferolit), pasi që kjo ndihmon në parandalimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë atë të zorrës së trashë dhe të gjirit.

Por kjo nuk është e garantuar. Hulumtimet janë bazuar në studime të vëzhguara që nuk kanë testuar në mënyrë direkte vitaminën D për parandalim të kancerit.

Sipas propozimeve të deritanishme të ekspertëve, për të rriturit deri në moshën 50 vjeçare kanë mjaftuar 200 IU, nga mosha 51-70 rreth 400 IU në ditë, dhe mbi moshën 71 vjeçare 600 IU në ditë. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori