LAJMI I FUNDIT:

Tetë lloje ushqimi për dekadën e katërt e tutje

Tetë lloje ushqimi për dekadën e katërt e tutje

Derisa janë të rinj, njerëzit zakonisht nuk mendojnë për atë se cilin ushqim duhet ta konsumojnë, sepse trupat i kanë mjaft të fortë për të luftuar me çdo gjë. Megjithatë, kur i mbushin 40 vjet fillon të ndryshojë mënyra me të cilën trupi përballet me gjithçka që hamë.

Rezultatet e shumë hulumtimeve shkencore tregojnë që sasia e energjisë së shpenzuar gjatë pushimit fillon të reduktohet kur personi i mbush 30 vjet, me reduktimin shtesë prej shtatë për qind për çdo dekadë të re. Kjo do të thotë që nëse vazhdoni të hani sikurse kur i keni pasur 20 vjet, do të filloni të grumbulloni kilogramë të tepërt.

Nga dekada e katërt e tutje, rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti fillon të shqetësojë shumë njerëz. Megjithatë, ka lloje të caktuara të ushqimit që mund të reduktojnë këto rreziqe:

Bollguri i tërshërës redukton nivelin e kolesterinës së keqe dhe mbron nga arteroskleroza.


Vishnjat mund të shërbejnë në luftën kundër disa sëmundjeve që janë të shpeshta në vitet e mesme, siç janë gihti dhe artriti.

Bademi ndihmon te rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak dhe redukton kolesterinën.

Acidet yndyrore omega 3 në peshk ndihmojnë te reduktimi i numrit të rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut. Po ashtu reduktojnë rrezikun nga aritmia. Peshqit që përmbajnë më së shumti acide yndyrore omega 3 janë salmoni, skumbri, toni, sardelet dhe harenga.

Izoflavonet në sojë reduktojnë kolesterinën, rrisin dendësi në e eshtrave te femrat në menopauzë dhe përmirësojnë fertilitetin te meshkujt.

Domatja ofron mbrojtje nga formimi dhe përhapja e qelizave të kancerit, ndërsa mbron edhe arteret nga arteroskleroza.

Qumështi me yndyrë të plotë ndihmon në luftën kundër humbjes së masës muskulore të lidhur me plakjen, veçanërisht pas viteve të 50- ta të jetës.

Mishi i pulës është burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe ndihmon rregullimin e peshës dhe ndërtimin e masës muskulore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori