LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi pa kafeinë ndihmon në kontrollin e diabetit

Ushqimi pa kafeinë ndihmon në kontrollin e diabetit

Hulumtuesit e qendrës mjekësore ”Duke” theksojnë se kanë vërejtur se konsumi ditor i kafeinës në kafe, çaj apo pije të tjera shton nivelin e sheqerit në gjak tek ata persona që vuajnë nga diabeti, lloji 2.

Shkencëtarët po ashtu paralajmërojnë se kafeina do të mund të pengojë në përpjekjet që sëmundja të kontrollohet.

Hulumtuesit kanë vëzhguar dhjetë persona, të cilëve iu ishte diagnostikuar diabeti, lloji 2, me ç’rast secili person brenda ditës kishte konsumuar dy filxhanë me kafe dhe kishte provuar që përmes ushqimit, ushtrimeve dhe me ilaçe ta kontrollojnë sëmundjen, pa insulinë shesë përmes injeksioneve.

Gjatë eksperimentit, pjesëmarrësit kishin marrë tableta që përmbanin sasinë e barabartë të kafeinës me katër filxhanë kafe në ditë e më pas në ditën tjetër kishin marrë placebo që nuk përmbanin kafeinë.


Sipas rezultateve të botuara në “Diabetes Care”, me konsumin e kafeinës tek pjesëmarrësit, niveli i sheqerit në gjak ishte rritur për 8%. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori