LAJMI I FUNDIT:

Dieta nuk garanton jetëgjatësinë

Dieta nuk garanton jetëgjatësinë

Ushqimi i pasur me kalori as nuk i bën dëm shëndetit, e as nuk e shkurton jetën, ndërsa që sipas shkencëtarëve dieta prapëseprapë nuk garanton jetëgjatësinë.

Shkencëtarët nga Qendra Nacionale e Plakjes në Baltimor për 25 vjet rresht kanë bërë eksperimente me majmunët. Njëri nga grupet ishte shërbyer me ushqim me pak kalori, ndërsa tjetri – me shumë proteina dhe sheqer. Rezultati i të dyja grupeve të majmunëve ishte se kishin jetuar njësoj. Sëmundjet që shfaqen me kalimin e viteve tek majmunët ‘në dietë’ ishin shfaqur më vonë. Rreziku nga kanceri ishte më i vogël, por sëmundjet e zemrës ishin më të shpeshta.

Njerëzve që vuajnë nga sëmundjet e zemrës shkencëtarët u rekomandojnë ta konsumojnë verën e kuqe, por atë pa alkool, sepse alkooli e shkatërron aftësinë e verës për ta ulur shtypjen e gjakut.

Shkencëtarët nga Barcelona kanë vërtetuar se vera pa alkool pas katër javësh konsumi në masë të madhe e kishte zvogëluar shtypjen e gjakut te njerëzit, të cilët nuk kishin ndryshuar asgjë në shprehinë e tyre të jetës dhe shprehitë ushqimore. Një lloj i tillë i shërimit e zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës për 14%, ndërsa ato të sulmit në tru për 20%. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori