LAJMI I FUNDIT:

Rrushi mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Rrushi mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Rrushi që konsiderohet mbret i të gjithë frutave, është shumë i shëndetshëm, prandaj ju sugjerohet të gjithëve pa përjashtim, e sidomos personave të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rezultatet e hulumtimit të kryer nga University of Michigan Bolling, drejtuar nga doktor Steven Bolling, tregojnë se rrushi dhe varietetet e tij (i kuq, i bardhë dhe i zi) mund të mbrojë nga sëmundjeve të zemrës.

Lëvorja e rrushit është e pasur me kvercetinë, substancën e cila e rregullon nivelin e kolesterolit në gjak dhe e zvogëlon rrezikun për të pësuar sulm në zemër, e po ashtu rrushi është i pasur me polifenole dhe taninë, materiet të cilat parandalojnë shfaqjen e tumoreve të ndryshme.

Numri më i madh i përbërësve të dobishëm fshihet në farat e rrushit të zi, prandaj mendohet të jetë i shkëlqyeshëm në pastrimin e organizmit nga helmet.


Rrushi është i pasur me sheqerna në të cilat mëlçia mbështetet me të madhe, ashtu që i deponon për t’i përdorur kur t’i nevojitet organizmit, mirëpo diabetikët duhet ta përdorin në mënyrë të kontrolluar Rrushi nuk u sugjerohet atyre që dëshirojnë të humbin në peshë, por ndihmon ata që vuajnë nga kapsllëku.

Rrushi i bardhë dhe i zi janë të pasur me vitaminat nga grupi B, si dhe vitaminat A dhe C. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori