LAJMI I FUNDIT:

Aspirina mund të parandalojë kancerin e ezofgut

Aspirina mund të parandalojë kancerin e ezofgut

Pacientët të cilët kanë marrë aspirinë kanë pasur 44 për qind më pak shanse për të fituar kancer të ezofagut.

Një hulumtim, në analizën e 434 pacientëve, ka treguar që pacientët të cilët kanë marrë aspirinë, kanë pasur 44 për qind më pak shanse për të fituar kancerin e ezofagut. Po kështu është treguar që meshkujt kanë shanse tri herë më të mëdha për të zhvilluar kancerin e ezofagut.

Rastet e kancerit të ezofagut janë gjithnjë më të shpeshta çka kërkon metoda gjithnjë më të mira të kërkimit dhe parandalimit të faktorëve të ndryshëm, ndërsa identifikimi i ezofagut të Barrett duket si një nga mënyrat më perspektive.

Hulumtuesit paralajmërojnë që kjo nuk është arsye që njerëzit të fillojnë të pinë doza të larta të aspirinës, por do të kryhen hulumtime të mëtejshme për të parë nëse aspirina mund të përdoret edhe si ilaç. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori