LAJMI I FUNDIT:

Yndyra çrregullon gjumin

Yndyra çrregullon gjumin

Hulumtimet te disa kafshë kanë zbuluar se ushqimi i pasur me yndyrë mund të ndikojë në çrregullimin e gjumit.

Duke matur cilësinë e gjumit dhe periudhën e të qëndruarit zgjuar te minjtë, të cilët për tetë javë rresht kishin marrë ushqim të pasur me yndyrë, më pas ishte zbuluar se minjtë me një ushqim të tillë flenë më gjatë, por gjumi u ndërpritet më shpesh.

Ky hulumtim është botuar edhe në Annual Meeting of the Society for the Study of Ingestive Behavior. Koha e gjumit ishte shtuar gjatë ditës që theksohet te personat që vuajnë nga mbipesha.

Cilësinë e dobët të gjumit ekspertët e shpjegojnë me zvogëlimin e një substance në tru, oreksinë, e cila është përgjegjëse për stabilizimin e gjumit dhe gjendjes së të qëndruarit zgjuar.


Sipas shkencëtarëve ky është një hap pozitiv rreth zbulimit se çfarë ndikon negativisht në çrregullimin e gjumit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori