LAJMI I FUNDIT:

Kujdes me shtesat e hekurit

Kujdes me shtesat e hekurit

Edhe kur ekzistojnë simptomat e qarta të anemisë, shtesat e hekurit nuk bën të merren pa konsultim me mjekun! Shfrytëzimi i pakontrolluar i këtij minerali mund të shkaktojë helmim.

Qëllimi i shërimit të anemisë është rritja e nivelit të hekurit në organizëm si dhe kontrollimi i faktorëve të cilët e kanë shkaktuar sëmundjen. Në të shumtën e rasteve problemi zgjidhet me përdorimin e shtesave (suplementeve) të hekurit dhe me përdorimin e ushqimit të pasur me këtë element.

Tabletat e hekurit pihen çdo ditë aq sa e përcakton mjeku, ndërsa për t’u përshpejtuar absorbimi i hekurit rekomandohet përdorimi i vitaminës C, qoftë në formë të shtesave ose të lëngut të portokallit, boronicës së kuqe ose të dredhëzës.

Edhe pse shumica e të sëmurëve ndihen më mirë pas disa ditësh nga fillimi i terapisë, shtesat duhet të konsumohen gjashtë muaj deri në një vit, sepse organizmit i duhet kaq kohë që përsëri të plotësojë sasinë e mjaftueshme të hekurit. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori