LAJMI I FUNDIT:

Me ushqim mbrohuni nga dielli

Me ushqim mbrohuni nga dielli

Padyshim që tashmë dini gjithçka në lidhje me kremrat me faktor përgjegjës mbrojtës dhe sa të dëmshme janë rrezet e diellit për lëkurën tuaj. Por a e keni ditur se ushqimi i caktuar mund të na ndihmojë nga efekti i dëmshëm i UV...

Domatet
Gjatë verës domatet mund të konsumohen me ushqime të ndryshme, ndërsa ka të tillë që i hanë si mollën. Antokisduesi likopen që është i pranishëm në domate zvogëlon ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit dhe djegies.

Shalqiri
Kur të shkoni herën tjetër në treg të blini pemë, mos harrona të blini shalqi. Edhe gjatë qëndrimit në plazh mund ta hani shalqirin e famshëm, i cili është mbrojtës natyror i lëkurës suaj nga dielli

Manaferrat, boronicat
Shpeshherë mezi e presim verën që të kënaqemi me manaferra dhe boronica, që mund të hahen si të vetme, si sallata pemësh ose si pjesë e tortave të ndryshme. Janë shumë të pasura me antioksidues që kanë efekt mbrojtës nga rrezet UV.


Spinaqi
Gjyshet dhe nënat gjithmonë ju kanë folur se spinaqi është i shëndetshëm, dhe kanë pasur të drejtë. Vitamina në spinaq ndihmojnë në luftën kundër efektit negativ të rrezeve të diellit, ndërsa ngadalësojnë edhe procesin e plakjes së lëkurës,

Në listën e ushqimeve shumë të dobishme për mbrojtje nga veprimi i dëmshëm i rrezeve ultravjollce të diellit bëjnë pjesë edhe patatja, karota, peshku, çaji i gjelbër dhe i zi, çokollata etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori