LAJMI I FUNDIT:

Ajri ultrasonik mund të shkatërrojë kancerin e prostatës

Ajri ultrasonik mund të shkatërrojë kancerin e prostatës

Ajri ultrasonik me tension të lartë mund të shkatërrojë kancerin e prostatës pa efekte serioze anësore karakteristike për terapitë e tjera, ka zbuluar hulumtimi i kryer në Londër.

Testimet kanë zbuluar që është e mundshme të shkatërrohen qelizat e kancerit pa dëmtimin e indit delikat rrethues.

Operacionet e zakonshme dhe radioterapitë për kancer të prostatës, gjysmën e meshkujve i bën impotent, ndërsa tek një e pesta shkakton inkontinencë. Efektet anësore janë aq të zakonshme sa që mjekët shumë pacientëve me tumor që nuk rriten shpejtë u këshillojnë shmangien e këtyre procedurave.

Mjekët të cilët kanë punuar në hulumtimin e sipërpërmendur në Londër kanë përdorur procedurën eksperimentale të quajtur “Ultrazëri i fokusuar me intensitet të lartë” (High Intensity Focused Ultrasound / HIFU) për shkatërrimin e tumoreve.


Asnjë nga 41 meshkujt në testim nuk kanë pasur inkontinencë, ndërsa vetëm 10 për qind kanë pasur impotencë, ka publikuar revista Lancet Oncology. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori