LAJMI I FUNDIT:

Frutat e malit mbrojnë nga sëmundja e Parkinsonit

Frutat e malit mbrojnë nga sëmundja e Parkinsonit

Frutat e malit siç janë dredhëzat, boronicat dhe manaferrat përmbajnë materie të veçanta të cilat reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i sëmundjes së Parkinsonit.

Hulumtimi është kryer nga ana e ekipit të Universitetit Harward dhe Universitetit East Anglia dhe është publikuar në revistën Neurology. Shkencëtarët kanë përcjellë 130.000 meshkuj dhe femra për periudhën 20-vjeçare. Në fund të periudhës 800 prej tyre kanë pasur sëmundjen e zhvilluar të Parkinsonit.

Duke analizuar ushqyerjen e tyre, mënyrën e jetës dhe shprehitë kanë përfunduar që ato që kanë konsumuar më së shumti flavonoide kanë për 40 për qind rrezik më të vogël nga zhvillimi i sëmundjes së Parkinsonit.

Duke shikuar vetëm frutat e malit, të cilat janë një nga burimet e flavonoideve, me konsumimin e tyre rreziku reduktohet për 25 për qind.
Flavonoidet mbrojnë nga dëmtimet e shkaktuara nga mplakja, reduktojnë probabilitetin e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut dhe formave të caktuara të kancerit.


Shkencëtarët pohojnë që rezultatet nuk janë përfundimtare, sepse duhet të vërtetohen nga ana e institucioneve të mëdha epidemiologjike dhe klinike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori