Studimi i ri tregon se si stresi afatgjatë e lodh sistemin e imunitetit, duke rritur rrezikun nga ftohja dhe virozat.
Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti në Pennsylvania kanë testuar 176 meshkuj dhe femra për fazat e rënda nëpër të cilat kanë kaluar në 12 vitet e fundit. Pastaj në hundën e tyre kanë vendosur virusin i cili shkakton virozë të lehtë dhe kanë kontrolluar nëse janë sëmurë. Ata që ishin me stres do të sëmureshin dy herë më shpesh.
Testi ka treguar që sistemi i tyre i imunitetit është bërë më pak aktiv duke iu falënderuar kortizolit, hormonit të stresit i cili dobëson imunitetin.
Kështu është zhvilluar ajo që quhet “reaksion inflamator”, ndërsa është treguar që kjo është pasojë e stresit. Ajo mund të shfaqet si skuqje, kruaje, ënjtje dhe dhimbje, ndërsa paraqitet si reaksion i parë i organizmit në mbrojte nga sëmundjet. Kur shfaqet reaksioni inflamator, jemi të ekspozuar ndaj rrezikut nga sëmundjet e ndryshme.
Ekzistojnë edhe mënyra të tjera në të cilat stresi mund ta bëjë të sëmurë. Për shembull, shkencëtarët nga London School of Economics kanë gjetur lidhjen në mes ushqimit të shpejtë të kripur dhe të yndyrshëm, me punën jashtë orarit dhe tensionin e rritur të gjakut.
Po ashtu kanë gjetur lidhjen në mes stresit, ankthit dhe vetëbesimit të ulët te femrat shtatzënë dhe rrezikun e shtuar që të sapolindurit do të lindin të vdekur ose me inteligjencë të zvogëluar. Po ashtu, fëmijët që kanë lindur pas shtatzënive stresuese janë më shpesh hiperaktiv, kanë probleme emocionale dhe në fund të fundit – edhe vet janë më të ekspozuar ndaj stresit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë