LAJMI I FUNDIT:

Rrezitja shton pjellorinë

Rrezitja shton pjellorinë

Shkencëtarët danezë kanë zbuluar një lidhshmëri ndërmjet rrezitjes dhe fertilitetit mashkullor.

Ata kanë vërejtur se meshkujt të cilët kanë mungesë të vitaminës D në organizëm kanë më shpesh probleme me sterilitet. Kjo vitaminë prodhohet me rrugë natyrore si reaksion i ekspozimit të lëkurës ndaj rrezeve të diellit.

Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë rreth 300 meshkuj sterilë, ka treguar se 44 për qind prej tyre kishin pasur nivel të ulët të vitaminës D, ndërsa ata me nivelin më të ulët kishin spermatozoide të kualitetit më të dobët.

Shkencëtarët besojnë se rrezitja shton absorbimin e kalciumit, i cili është thelbësor për lëvizjen e spermatozoideve.


Ky studim ka treguar se rrezatimi është bari më i lirë, më efikas dhe më i sigurt për pjellorinë mashkullore. Autorët e studimit thonë se normalizimi i nivelit të vitaminës D rrit për 15 për qind mundësinë e fekondimit natyror. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori