LAJMI I FUNDIT:

Molla për zemrën tuaj

Molla për zemrën tuaj

Njerëzit të cilët konsumojnë nga një ose dy molla në ditë janë shumë më pak të rrezikuar nga zhvillimi i faktorëve të rrezikut që lidhen me sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Floridës kanë njoftuar se konsumimi i rregullt i mollëve lidhet me zvogëlimin e përqendrimit të kolesterolit në gjak dhe zvogëlimin e pranisë së markerëve të cilët tregojnë për praninë e inflamacioneve dhe krijimit të shtresave në muret e enëve të gjakut.

Disa studime të mëparshme kanë treguar edhe se përbërësit e mollës ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe kontrollojnë apetitin.

Shkencëtarët thonë se meritorë për këto rezultate janë pektinet- fijet të cilat bllokojnë absorbimin e kolesterolit, si edhe antioksiduesit polifenole, të njohur për parandalimin e dëmtimit të qelizave nga ana e radikaleve të lira. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori