LAJMI I FUNDIT:

Mjekimi i rinitit alergjik

Mjekimi i rinitit alergjik

Tretmani më i mirë është shmangia nga alergjeni, por duke qenë se kjo në shumicën e alergjive ajrore është e vështirë dhe ndonjëherë e pa mundur aplikimi i masave parandaluese mund të zbus simptomat e bezdisshme.

Përdorimi i gjerë dhe i pakontrolluar i terapisë simptomatike, pa përshkrim nga alergologu, vetëm sa e keqëson gjendjen ekzistuese. Tretmani adekuat do të bëhet pas ekzaminimit klinik, një varg testesh laboratorike së bashku me testin alergjik të lëkurës.

Tretmani më i mirë është shmangia nga alergjeni, por duke qenë se kjo në shumicën e alergjive ajrore është e vështirë dhe ndonjëherë e pa mundur aplikimi i masave parandaluese mund të zbus simptomat e bezdisshme:
– mos mbajtja e kafshëve shtëpiake
– mbështjellja e jastëkëve dhe dyshekëve me këllëf të papërshkueshëm nga akarienet dhe larja e çarçafëve çdo javë
– mbajtja mbyllur e dritareve (gjatë periudhave të polenizimit të bimëve të caktuara), nëse është e mundur air conditioner dhe pastrimi i mureve nga myku.

Trajtimi me medikamente përfshinë antihistaminikët, kortikosteroidet nazal në formë spreji, dekongjestantët, ndërsa kohëve të fundit përdoren inhibiorët e leukotrieneve (singulair).


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori