LAJMI I FUNDIT:

Sa gjatë mund të ruhen solucionet? Po shurupi?

Sa gjatë mund të ruhen solucionet? Po shurupi?

Është shumë me rëndësi që barnat të mos i përdorni pas afatit të skadencës. Disa ilaçe me procesin e prishjes lirojnë helme shumë të forta, por shpesh përmbajnë edhe sulfur, andaj me vendosjen jo të rregullt mund të lirojnë substanca toksike.

Pluhuri apo kokrrat të cilat i tretni vetë (antibiotikët për bebe) nga momenti i përgatitjes mund të ruhen më së shumti shtatë ditë në temperaturë dhome, ndërsa dhjetë ditë në frigorifer.

Kur është fjala te shurupi, afati i tij i skadimit është një muaj, pos nëse në udhëzim nuk është theksuar ndryshe. Në të vërtetë, kur shurupi fillon të përdoret, ai gradualisht ndotet me rastin e çdo hapjeje të shishes. Edhe pse në të ka sheqer i cili ka cilësi antibakteriale, duhet të verifikohet para çdo përdorimi në mos e ka ndryshuar ngjyrën, aromën…

Këshillat tona:
* shkruajeni në ambalazh datën e hapjes së shishes.
* verifikoni a e keni mbyllur mirë shishen pas përdorimit.
* kurrë mos e ripërdorni të njëjtin ilaç pa konsultim me mjekun.


/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori