LAJMI I FUNDIT:

Pesë mënyra për të pushuar lemzën

Pesë mënyra për të pushuar lemzën

Lemza është një tkurrje e papritur dhe e pavullnetshme e diafragmës, muskuli që ndan kraharorin nga barku. Përse shfaqet?

Ende nuk dihet me siguri, por shkaqet mund të jenë alkooli, duhani, stresi. Zakonisht pushon vetë pas disa minutash, por ndonjëherë vazhdon me orë. Këshillat më efikase që ajo të pushojë? Ja:

1. Mbaje frymën dhe numëro deri në 30. Nëse lemza vjen, gëlltit pështymën. Pastaj lëre frymën të dalë me ngadalë nga goja.

2. Pi një gotë me ujë nga ana “e gabuar” e gotës, duke u përkulur përpara. Që të mos lodhesh shumë, mund t’i kërkosh dikujt që të ta mbajë gotën kur ti të pish.


3. Pi ujë me akull, ha pak akull ose.

4. Bëj një gargarë me ujë të ftohtë: temperatura e ulët mund të bllokojë mekanizmin e lemzës.

5. Përtyp dhe gëlltit një copë bukë të thatë ose një lugë me sheqer: kafshimi ndihmon në ndaljen e impulseve nervoze që shkaktojnë lemzën. Por nëse lemza nuk pushon brenda disa orëve, shko te mjeku: mund të jetë simptomë e shqetësimeve të tjera.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori