LAJMI I FUNDIT:

Mbroni zemrën tuaj me ushqime mesdhetare

Mbroni zemrën tuaj me ushqime mesdhetare

Në një kërkim të Harvardit, ku merrnin pjesë 732 gra, ato që ndoqën dietë mesdhetare kishin në gjak nivele më të ulëta të lëndëve kimike që janë përgjegjëse për shkaktimin e arteriosklerozës.

Dihet që ushqimet e kuzhinës tradicionale mesdhetare – frutat dhe perimet, vaji i ullirit, prodhimet e detit të shoqëruara me një gotë verë të kuqe çdo ditë, mund të kontribuojnë në shmangien e sëmundjeve të zemrës dhe të hemorragjive cerebrale. Sot, shkencëtarët mund të na shpjegojnë pse-në. Në kuadër të studimit të studiuesve italianë, 90 persona me nivele të larta sheqeri në gjak dhe me rrezik të rritur të sëmundjeve në zemër iu nënshtruan kuzhinës mesdhetare. Dy vite me vonë, vetëm 30 prej tyre vazhduan të kishin sindromën. Në një grup tjetër prej 90 vetash që thjesht zvogëluan marrjen e yndyrës, 73 prej tyre vazhduan të vuanin përsëri sindromën.

Në një kërkim të Harvardit, ku merrnin pjesë 732 gra, ato që ndoqën dietë mesdhetare kishin në gjak nivele më të ulta të lëndëve kimike që janë përgjegjëse për shkaktimin e arteriosklerozës. Frutat dhe perimet, falë cilësive të tyre antioksiduese, por edhe peshku, falë acideve yndyrore omega 3 që përmban, cilat rrethojnë e bllokojnë arteriet. Studimi në 20000 njerëz nga shkencëtarë të Universiteteve të Harvardit dhe Athinës tregoi se vaji i ullirit kontribuon në pakësimin e tensionit arterial. Ata që kishin tension të ulët merrnin çdo ditë përafërsisht 2 lugë gjelle me vaj ulliri. Specialistët theksojnë se kjo masë mjafton të mbrojë zemrën tuaj.

Si do ta përshtatni dietën tuaj:
* Shijoni një sallatë frutash në vend të një ëmbëlsire.
* Preferoni bukë me miell të pasitur në vend të të bardhës.
* Zgjidhni salca me përbërës vaj ulliri për sallatat tuaja.
* Shoqëroni vaktin tuaj me një gotë verë. (Kujdes: shmangeni në qoftë se keni rrezik të madh të shfaqjes të kancerit të gjoksit.
Dhe kjo sepse disa kërkime tregojnë se alkooli mund të rrisë akoma më shumë rrezikun e shfaqjes së kanceri t të këtij lloji).


/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori