LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e vitaminës D pengon aktivitetin e mushkërive

Mungesa e vitaminës D pengon aktivitetin e mushkërive

Mjekët australianë theksuan se mungesa e vitaminës D mund të ndikojë në strukturën dhe aktivitetin e mushkërisë.

Ky kërkim tregon për herë të parë se në bazë të dëshmive mjekësore ekziston një lidhje e ngushtë ndërmjet mungesës së vitaminës D dhe aktivitetit dhe strukturës së mushkërive. Sipas tyre ky kërkim tregon se mungesa e vitaminës D pengon procesin e mushkërive në mënyrën që ato ngelen të vogla duke krijuar çrregullime në veprimtarinë e indeve të mushkërisë.

Ky kërkim dëshmon se midis sëmundjes së bllokimit të mushkërive dhe mungesës së vitaminës D në trupin e njeriut ekziston një lidhje direkte. Specialistët kuptuan gjithashtu se rezistenca e ajrit në mushkrin që përballet me mungesë vitamine D rritet ndjeshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori