LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i drejtë i aspirinës

Përdorimi i drejtë i aspirinës

Acidi acetilsalicilik (aspirina) shfrytëzohet si analgjetik, antipiretik, antiflogjistik (efekt kundër inflamacionit), si edhe për parandalimin e sulmit në tru dhe infarktit të zemrës- në bazë të aftësisë për pengimin e grumbullimit të trombociteve, me fjalë tjera pengimin e formimit të trombit.

Aspirina, nëse merret gjatë ngrënies, ngadalësohet thithja, dhe kështu dobësohet edhe veprimi i barit. Po ashtu, bllokon edhe enzimën e lukthit- alkool dehidrogjenaza- dhe në rast të marrjes së njëkohshme me alkool, mund të forcojë efektin negativ të alkoolit në kuptimin e dëmtimit të mukozës s lukthit.

Për të arritur efektin më të shpejtë, duhet që acidi acetilsalicilik të merret një orë para ngrënies ose dy-tri orë pas ngrënies. Kjo është sidomos e nevojshme te sëmundjet akute. Nuk rekomandohet marrja e këtij bari në lukth të zbrazët, ndërsa personat të cilët kanë probleme me lukth, duhet që (përkundër efektit më të vonshëm) barin ta marrin së bashku me ushqim.

Marrja e barit duhet të bëhet me sasi të mjaftueshme të lëngut (gjysmë gote ose një gotë ujë). /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori