LAJMI I FUNDIT:

Pemë dhe perime, kundër kancerit të mushkërive

Pemë dhe perime, kundër kancerit të mushkërive

Konsumimi i shpeshtë i pemëve dhe perimeve, mund ta zvogëlojë rrezikun për zhvillimin e kancerit të mushkërive te disa duhanpirës- tregojnë të dhënat e grumbulluara nga 450.000 participantë nga 10 vende evropiane.

Shkencëtarët holandezë, të cilët e kanë realizuar studimin, thonë se efekt shumë më të madh ka nëse ndërpritet pirja e duhanit, mirëpo sipas të dhënave të publikuara në revistën Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention, personat të cilët kishin konsumuar pemë dhe perime kishin qenë për 27% më pak të rrezikuar që të sëmuren nga kanceri i mushkërive.

Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i pemëve dhe perimeve është i lidhur me zvogëlimin e prirjes për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë, lukthit, gjirit, zgavrës së gojës dhe ezofagut.

Shkencëtarët thonë se ky lloj i ushqimit zvogëlon prirjen për mbipeshë- që është një faktor i njohur i rrezikut për shfaqjen e kancerit. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori