LAJMI I FUNDIT:

Çka është sulmi në zemër?

Çka është sulmi në zemër?

Gjatë sulmit në zemër çdo minutë është i vlefshëm. Njohja e simptomave e sulmit në zemër dhe kërkesa e ndihmës mjekësore përmirëson mundësin për shërim (dhe mbijetesë).

Deri te sulmi i zemrës vjen kur të bllokohet arteria (ena e gjakut) dhe me këtë pamundësohet furnizimi me gjak i një pjese të muskulit të zemrës. Pa oksigjen të cilin e siguron përmes gjakut, muskuli i zemrës dëmtohet. Nëse kjo zgjatë disa orë, muskuli i dëmtuar, humbë plotësisht funksionin dhe vdes. Pasojë është dobësimi i funksionit të zemrës – gjendje që ulë kualitetin dhe gjatësinë e jetës.

Sa më shpejtë të njihni simptomat dhe sa më shpejtë të kërkoni ndihmë mjekësore, i jepet zemrës mundësi më e mirë që dëmtimi të jetë më i vogël, shërimi të jetë më adekuat dhe i plotë. Sëmundja koronare është vrasësi numër një, sidomos në shtete të zhvilluara dhe ato në zhvillim. Llogaritet që në Kosovë çdo vit vdesin 12.000 njerëz nga sëmundjet e zemrës – një qytet!

Ka rëndësi të veçantë të njihni faktorët e rrezikut, simptomat paralajmëruese dhe çka duhet bërë në situatë emergjente. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori