LAJMI I FUNDIT:

Lëvorja aromatike mbron nga kanceri

Lëvorja aromatike mbron nga kanceri

Kalojeni në rende lëvoren e një limoni, qiteni në çaj, si shtesë dhe kjo do t'ju mbrojë nga kanceri i lëkurës.

Lëvorja e agrumeve ose thënë më mire, vaji nga lëvorja e limonit, e portokallit dhe e grejpit përmban materie shumë të dobishme me limoneni-d.
Studimi amerikan, i publikuar në revistën profesionale Nutrition and Cancer, ka treguar se limoneni-d pengon zhvillimin e qelizave të kancerit të lëkurës, si dhe krijimin e tumorit të lëkurës, që është shumë i shpeshtë në botë. Natyrisht, lëvroja e limonit duhet të jetë e pastërpikur!

Krahas kësaj preventive aromatike, nuk duhet harruar as masat e njohura, të moçme, të mbrojtjes nga kanceri i lëkurës: gjatë gjithë vitit mbrohuni me kremrat me faktorin mbrojtës 15 dhe një herë në muaj bëni vetëkontrollimin në mënyrë që me kohë të mund t’i vëreni ndryshimet e mundshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori