LAJMI I FUNDIT:

Kimikatet hormonale te biberonët

Kimikatet hormonale te biberonët

Shumë biberonë për bebe janë të ngarkuar kimikisht me hormone. Ato përmbajnë Bisphenol A, i cili është nën akuzë se shkakton sterilitetin, dëmtime të zhvillimit të trurit dhe kancer të gjirit.

Kjo është zbuluar nga Organizata për ambientin dhe mbrojtjen e natyrës gjatë testimit të dhjetë biberonëve në një laborator eksperimental. "Foshnjat dhe fëmijët e vegjët reagojnë mjaft ndjeshëm ndaj substancave hormonale të dëmshme si Bisphenol A", sqaron Profesor Chahoud, Toksikolog në Klinikën universitare Charite në Berlin.

"Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e organeve. Nëse trupi është i ekspozuar ndaj lëndëve artificiale hormonale, këto mund të çrregullojnë ekuilibrin delikat të hormoneve natyrale."

Përqendrimet më të larta me Bisphenol A u gjetën te pjesët kauçuk, që mbajnë biberonët. Ato përbëheshin nga Polycarbonat, të cilat gjatë prodhimit të tyre industrial çlironin Bisphenol A. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori