LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bukoshi priti drejtuesit e HANDIKOS-it

Ministri Bukoshi priti drejtuesit e HANDIKOS-it

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi dhe u.d. i Sekretarit Permanent, Haxhi Kamberi, kanë pritur përfaqësuesit e organizatës joqeveritare HANDIKOS, me të cilët kanë diskutuar për problemet të cilat e preokupojnë kategorinë e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS-it, e ka njoftuar Ministrin Bukoshi me rrjetin e kësaj organizate, e cila funksionon në 26 komuna të Kosovës dhe siguron rreth 40 mijë trajtime fizikale dhe të natyrave të tjera për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, ndërkohë që nga Ministria e Shëndetësisë, është kërkuar përkrahje për zbatimin e përgjegjësive nga fusha e shëndetësisë që dalin nga Plani i veprimit i Qeverisë së Kosovës për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Në këtë rrafsh, Maliqi ka theksuar rëndësinë e ndihmës së MSh-së në krijimin e kushteve për hapjen e një Njësia Spinale në kuadër të QKUK-së, ku do të trajtoheshin personat me aftësi të kufizuara dhe me probleme të natyrës paraplegjike.

Ministri Bujar Bukoshi ka inkurajuar krerët e HANDIKOS-it për punën që e bëjnë, ndërsa ka theksuar se Ministria do të angazhohet që në kuadër të zbatimit të partneritetit publiko-privat të krijojë infrastrukturën që një Njësia Spinale të krijohet në Kosovë, me qëllim që personave me aftësi të kufizuara t’u ofrohen shërbimet që i meritojnë.


Ai ka thënë se institucionet dhe shoqëria kosovare duhet të tregojnë përgjegjësi dhe kulturë, në mënyrë që kjo kategori e qytetarëve të Kosovës, të mos mbetet e margjinalizuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori