LAJMI I FUNDIT:

Vapa e verës dhe larja në pishinë

Vapa e verës dhe larja në pishinë

Zakonisht në stinën e verës shfrytëzohen pishinat, që tani nuk mungojnë as në vendin tonë. Ndodh që me rastin e shfrytëzimit të tyre të shfaqen edhe infeksione të ndryshme.

Një ndër to është edhe infeksioni i syve. Pas larjes në pishinë ndodh t’ju skuqen sytë, shoqëruar me djegie. Kjo ndodh për shkak të infeksionit të njohur si ­ konjuktivitis. Shkaktar i kësaj sëmundjeje të syve është Chlamydia oculogenitale, ndërsa bartet ose drejtpërdrejt nga gjenitalet ose nga uji i papastër në pishina.

Periudha e inkubacionit është 2-4 ditë, ndërsa simptomat janë si – skuqja akute, më së shpeshti e të dy syve, me ënjtje të kapakëve dhe me sekrecion të shumtë, sidomos në orët e mëngjesit.


Ngandonjëherë mund të shfaqen infiltrime të lehta në retinë. Diagnoza caktohet me marrjen e mirë të anamnezës, me kontrollimin te oftalmologu dhe me analiza shtesë laboratorike. Sëmundja shërohet me tetraciklinë dhe me eritromicinë.

Por, është mirë që të kihet kujdes në pastërtinë e ujit, para se të zhyteni në të! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori