LAJMI I FUNDIT:

Vitaminat C dhe E mbrojnë nga osteoporoza

Vitaminat C dhe E mbrojnë nga osteoporoza

Marrja e 1.000 miligramë acidi askorbik (vitaminë C) në kombinim me 400 IJ α-tokoferol (vitaminë E) në formë të shtesave në ushqim, është treguar e dobishme për parandalimin e osteoporozës.

Vitaminat C dhe E janë antioksidues të fuqishëm, të cilët duke zvogëluar stresin oksidues në organizëm, mbrojnë humbjen e masës eshtërore, që është shumë e dobishme sidomos te personat e moshuar.

Gjatë një studimi 12 mujorë të publikuar në revistën Journal of Nutrition, Health & Aging, shkencëtarët meksikanë kanë vërejtur se rënia e stresit oksidues te personat të cilët kishin marrë këto dy vitamina ishte shumë më e madhe në raport me ata të cilët kishin marrë placebo (vitamina të rrejshme). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori