LAJMI I FUNDIT:

Çaji i zi po aq i shëndetshëm sa ai i gjelbër

Çaji i zi po aq i shëndetshëm sa ai i gjelbër

Si edhe çaji i gjelbër, edhe çaji i zi është shumë efektiv në parandalimin e grumbullimit të kilogramëve të tepërta, në reduktimin e masës trupore, si dhe në mbrojtjen e krijimit të mëlçisë yndyrore, bën të ditur një studim i ri japonez.

Viteve të fundit çaji i gjelbër ka marrë një fokus të madh, falë përbërësve të tij fenolik të cilët kanë treguar shumë efekte të shëndetshme si ulja e yndyrës në gjak, parandalimi i obezitetit, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, efekti antikancerogjen, ai antiseptik si dhe parandalimi i demencës.

Përbërja e polifenoleve në çajin e gjelbër arrin në 30-40%, derisa te çaji i gjelbër kjo përqindje dukshëm zvogëlohet, për 3 deri në 10%.

Megjithatë çaji i gjelbër përmban fenole të polimerizuara si teaflavina dhe tearubigina, të cilat në studimin e fundit janë treguar efektive në uljen e triglicerideve në gjak, uljen e shtresave dhjamore si dhe në parandalimin e obezitetit. /Telegrafi.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori