LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria, masa të përbashkëta kundër etheve hemorragjike

Kosova e Shqipëria, masa të përbashkëta kundër etheve hemorragjike

Ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) të Kosovës në një takim në Kukës me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të Shqipërisë dhe më përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik të Tiranës shkëmbyen përvojat në luftimin e etheve hemorragjike.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se temë e këtij takimi ka qenë diskutimi i përvojave kosovare në ballafaqim me ethet hemorragjike si dhe ndihma që në këtë aspekt mund të jap Kosova për Shqipërinë.

Në këto takime është biseduar edhe për ndërmarrjen e masave të përbashkëta në luftimin e etheve hemorragjike, duke pasur parasysh faktin se rastet me ethet hemorragjike, përveç Kosovës, sivjet kanë përfshirë edhe veriun e Shqipërisë, gjegjësisht janë paraqitur në Golaj të Hasit të Shqipërisë, duke shkaktuar edhe një viktimë.

Në Kosovë, ndërkaq, sivjet rastet e para të paraqitjes së etheve hemorragjike janë lajmëruar në fillim të marsit në komunën e Malishevës, ndërsa janë shënuar edhe 4 viktima prej tyre: dy nga komuna e Malishevës, një nga komuna e Gjakovës dhe një nga komuna e Rahovecit. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori