LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti nis puna në Njësinë e re për hemodializë

Së shpejti nis puna në Njësinë e re për hemodializë

Së shpejti, në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kodrën e Trimave, do të hapet Njësia e re e hemodializës, e cila do të veproj nën menaxhimin dhe mbikëqyrjen e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

QKUK përmes një njoftimi për media bëri të ditur se punimet për funksionalizimin e këtij shërbimi janë në përfundim e sipër, ndërsa hapja e kësaj njësie do t’ua lehtësoi pacientëve në masë të madhe kryerjen e dializës dhe shërbimin aktual të hemodializës i cili vepron në kuadër të Klinikës Interne të QKUK-së.

“Menaxhmenti i QKUK-së, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që puna të ecën mirë, po ashtu, është siguruar stafi i nevojshëm i cili do punojë në dy ndërrime”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, bëhet e ditur se në këtë njësi do të punojnë 16 makina për dializë në 16 shtretër, 10 infermiere, dy mjekë internist dhe një mirëmbajtës i makinave. Ndërsa, aktualisht, në kuadër të shërbimit të hemodializës të vendosur në QKUK, punojnë 30 makina për dializë në gjithsejtë 30 shtretër, 32 infermiere dhe katër mjekë specialistë të nefrologjisë./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori