LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi lidhet me rrezikun për astmë

Ushqimi lidhet me rrezikun për astmë

Fëmijët ushqimi i të cilëve më së shumti ngjason me ushqimin e ashtuquajtur mediteran, kanë gjasa më të pakta të preken nga astma, bëjnë të ditur të dhënat e mbledhura nga 20 vende me rreth 40 mijë fëmijë.

Përkundër kësaj, rrezik më të madh për astmë kanë fëmijët të cilët mesatarisht kanë ngrënë hamburgerë ose ‘fast food’ tre deri në katër herë në ditë.

Revista shkencore “Thorax” ka botuar një përfundim të shkencëtarëve të cilët thonë se konsumimi i rregullt i pemëve, perimeve dhe peshqve, mbron nga paraqitja e astmës për shkak të pranisë së vitaminës C dhe antioksiduesve. Në anën tjetër hamburgerët për faktin se kanë sasi të mëdha të yndyrave në përbërje, mund të jenë edhe shenjë e prirjeve të tjera jo të shëndetshme.

Hulumtuesit bëjnë të ditur se pemët dhe perimet kanë pasur një efekt të dukshëm pozitiv në vendet më pak të zhvilluara, derisa peshku ka qenë më i dobishëm te vendet e zhvilluara. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori