LAJMI I FUNDIT:

Vitaminat e grupit B kundër depresionit

Vitaminat e grupit B kundër depresionit

Në një studim ku janë përfshirë 3.500 persona të rritur të moshave mbi 65-vjeçare, shkencëtarët amerikanë kanë tentuar të zbulojnë nëse ekziston lidhshmëri në mes të mungesës së vitaminave të grupit B dhe paraqitjes së depresionit.

Në hulumtimin 12-vjeçar, shkencëtarët kanë vlerësuar shprehitë ushqyese të participantëve dhe kanë caktuar ekzistencën e simptomave të depresionit.

Është vërejtur se marrja e sasisë më të madhe të vitaminave B6 dhe B12 me anë të ushqimit, zvogëlon prirjen e shfaqjes së depresionit te personat e moshuar.

Kështu, rezultatet e botuara në revistën American Journal of Clinical Nutrition tregojnë për efektin mbrojtës të vitaminave B6 dhe B12 nga paraqitja e depresionit. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori