Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) dhe OJQ “KADC”, kanë shënuar të hënën me një takim në Prishtinë, Ditën Botërore kundër Duhanit, ku moto e sivjetme e zgjedhur prej OBSH-së është: “Gjinia dhe duhani me theks në marketingun tek gratë”.
Në përputhje me këtë moto, OBSH – Zyra në Prishtinë, ka publikuar raportin e studimit “Duhan-pirja dhe përdorimi i substancave tjera psiko-aktive tek shtatzënat në Kosovë”.
Në emër të Ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, në këtë takim ka folur këshilltari i tij profesional Lulzim Çela, i cili tha se, ndonëse Kosova nuk është anëtare e OBSH-së, ajo i bashkohet iniciativës globale për kontrollin e pirjes së duhanit, dhe ka përpiluar e miratuar Ligjin për duhanin dhe aktet nënligjore që janë në konformitet të plotë me legjislacionin ndërkombëtar për kontrollin e duhanit.
“Rezultat e para të zbatimit të kësaj kornize ligjore janë shënuar. Shumë institucione publike janë liruar nga duhan-pirja, por mbetet ende për t’u bërë. Për këtë, duhet bashkërenditje dhe bashkëpunim i të gjithë akterëve, përfshirë edhe shoqërinë civile dhe mediat, dhe një nivel edhe më i lartë i ndërgjegjësimit të popullatës për dëmet dhe risqet që vijnë nga pirja e duhani”, tha Çela.
Pierre Weber, përfaqësues i Qeverisë së Luksemburgut, ka thënë se në kuadër të problemeve të shëndetit publik janë disa probleme që shkaktohen prej faktorëve të tjerë, e disa të tjera prej vetë njerëzve sikurse është duhani. Prandaj, ka theksuar ai, duhet gjetur mënyra kreative për luftimin e duhan -pirjes.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, tha se pas miratimit të Ligjit për duhanin, dhe krijimit të infrastrukturës ligjore, IKSHP dhe institucionet shëndetësore të vendit nuk kanë alternativë tjetër veçse të zgjerojnë rrjetin e institucioneve ku zbatohet ky ligj, dhe duke filluar prej vitit të ardhshëm, duhanpirja, tha ai, duhet të ndalohet në të gjitha vendet ku parashihet me ligj.
Nora Demiri nga Zyra e Koordinatorit të UNKT-së (Ekipi i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë), ka thënë se duhani paraqet sot njërin prej kërcënimeve të mëdha të shëndetit publik, dhe në këtë aspekt, ajo tha se është krijuar korniza ligjore për luftimin e duhanit, ndërsa politika të mira janë ato që mundësojnë zbatimin e tyre.
Për veprimet e ndërmarra nga Inspektorati Sanitar për zbatimin ndalesës së prirjes së duhanit ka folur dr. Iliriana Zymberaj, derisa kryetari i KADC, Shkumbin Spahija ka prezantuar një broshurë informative mbi ndalesën e duhanit.
Sami Uka nga OBSH-Zyra në Prishtinë ndërkaq, ka prezantuar rezultatet e studimit “Duhan-pirja dhe përdorimi i substancave tjera psiko-aktive tek shtatzënat në Kosovë”.
Sipas kësaj tij studimi, prevalenca e duhan-pirjes te gratë shtatzëna në Kosovë është në nivel shumë të lartë, prej 20.9 për qind, krahasuar me vendet e BE-së, ndërkohë që prevalencë më të lartë të duhan-pirjes te kjo kategori në rajon ka vetëm Serbia (37 për qind).
Skënder Syla, shef i OBSH-së në Kosovë, ka bërë të ditur se sivjet, në shënim të Ditës Botërore Kundër Duhanit, Margaret Chan, drejtoresha e përgjithshme e OBSH-së ka nominuar kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan, për Çmimin e Ditës Botërore Kundër Duhanit 2010 për udhëheqjen e tij të përkushtuar në kontrollimin e duhanit në Turqi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe