LAJMI I FUNDIT:

QKUK: 117 pacientë të pickuar nga rriqrat, 10 ende në mjekim

QKUK: 117 pacientë të pickuar nga rriqrat, 10 ende në mjekim

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përkatësisht në Klinikën Infektive, deri tani ndihmën mjekësore e kanë kërkuar 117 pacientë, si pasojë e pickimit nga rriqrat.

25 prej tyre janë mbikëqyrë më tutje nga mjekët ekspertë të Klinikës Infektive, të dyshuar se janë të infektuar me Ethet hemorragjike Krime-Kongo, përderisa më datën 21 maj, Y.A. (1999) nga komuna e Malishevës ka vdekur.

Aktualisht, të shtrirë janë 10 raste të tjera, kurse prej tyre vetëm njëri po trajtohet me Ribavirinë, kurse numri i të tërësishëm i pacientëve të trajtuar më ribavirinë është 4.

Pacientët që po vazhdojnë të mjekohen janë jashtë rrezikut për jetë dhe po tregojnë shenja të përmirësimit të shëndetit të tyre, thuhet në një komunikatë të QKUK-së.


Zonat më të prekura nga rriqrat vazhdojnë të jenë Malisheva, Klina, Skënderaj Drenasi, Suhereka dhe viset e tjera rurale të Kosovës.

Mjekët e QKUK-së, këshillojnë të gjithë banorët e Republikës së Kosovës që pickohen nga rriqrat që sa më shpejtë që është e mundur të lajmërohen të mjeku më i afërt, kurrsesi mos tentojmë t’i heqin vet ato.

Po ashtu, gjatë kryerjes së punëve të verës të tregojnë kujdes të shtuar, duke veshur rroba dhe dorëza dhe duke i mbuluar pjesët e trupit që mund të jenë në kontakte me rriqrat.

Simptomat e para tek pacientët e pickuar nga rriqrat janë temperatura e lartë, gjakderdhja nga hunda, nëpër lëkurë dhe simptoma të tjera, për të cilat gjithsesi duhet konsultuar me mjekun. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori