LAJMI I FUNDIT:

Fondit Global njoftohet për gjendjen në shëndetësinë kosovare

Fondit Global njoftohet për gjendjen në shëndetësinë kosovare

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi me bashkëpunëtorë, tw premten ka pritur një delegacion të Fondit Global, të kryesuar nga Andreas Tamberg, menaxher portofolio i Fondit për Evropën Perëndimore dhe Azinë Qendrore.

Në këtë takim, ministri Bukoshi ka falënderuar përfaqësuesit e Fondit Global për asistencën që ky fond i ka dhënë Kosovës në zhvillimin e programeve nacionale për HIV/AIDS dhe TBC.

Po ashtu, ministri ka njoftuar zyrtarët e Fondit Global edhe për gjendjen në shëndetësinë kosovare, zhvillimet, sfidat dhe programet e tjera nga fusha e sëmundjeve të ngjitëse, duke kërkuar nga bashkëbiseduesit që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Andreas Tamberg e informoi ministrin Bukoshi për performancën shumë të mirë të dy projekteve të cilat aktualisht po implementohen, projekti për TBC dhe ai për HIV/AIDS, dhe njëherësh për projektin e tretë po ashtu për TBC, kontrata për të cilin pritet të nënshkruhet brenda muajit dhe të fillojë të implementohet në muajin tetor të këtij viti.


Po ashtu, Tamberg, e ka njoftuar ministrin edhe për mundësinë e aplikimit të Kosovës për fonde shtesë në Fondin Global (në raundin e dhjetë që është shpallur një ditë më parë), për të siguruar fonde shtesë në luftën kundër kësaj sëmundje ngjitëse.

Bukoshi ka thënë se MSH do të jetë e gatshme maksimalisht për bashkëpunim me Fondin Global, duke aplikuar më vëmendje sugjerimet që ky institucion bën për ngritjen dhe zhvillimin e programeve me interes për shëndetësinë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori