Dihet se ushtrimet fizike janë të mira për shëndetin dhe ato rekomandohen që të bëhen pjesë e jetës së përditshme. Sipas një studimi, ushtrimet fizike ndihmojnë edhe pacientët në gjendje kritike, jo vetëm për të përmirësuar gjendjen e tyre por edhe për t'i motivuar ata.
Ekspertë pranë qendrës së kujdesit intensiv thonë se 45 minuta ushtrime të lehta fizike për pacientët në këtë qendër, i ndihmuan ata për të dalë nga gjendja kritike. Dhe ushtrimet ishin të lehta ndërkohë që pacientët rrinin shtrirë në shtrat, si dhe qëndronin ulur, në këmbë ose kryenin ecje të ngadalta në korridor.
Gjatë studimit u vu re se pakësimi i barnave qetësues të gjumit, ose kundër dhimbjeve i bënë pacientët në kujdesin intensiv më të motivuar për të lëvizur pasi ata ndjeheshin më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre. Pa këto barna, pacientët binin më pak në kllapi, mendonin më kthjellët dhe provonin më pak raste halucinacionesh. Pacientët që morën pjesë në këtë studim dolën nga gjendja e kritike 3 ditë më herët sesa pacientët e tjerë. Kjo lejoi që në këtë qendër të trajtoheshin 20 për qind më shumë pacientë.
Studimi rekomandon që ushtrimet fizike për pacientët në qendrat e kujdesit intensiv duhet të kryhen vetëm nën mbikëqyrjen e instruktorëve dhe nga terapeutë të specializuar. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit