LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e vitaminës D te të moshuarit

Mungesa e vitaminës D te të moshuarit

Mungesa e vitaminës D është një çrregullim i shpeshtë në popullatën e përgjithshme, e në veçanti te personat e moshuar. Llogaritet se afër 70-80% e të moshuarve mbi 75-vjeç kanë mungesë të vitaminës D, që mund të shpjegohet me daljen e rrallë në diell, që është domosdoshmëri për sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë.

Po ashtu të moshuarit, për dallim nga popullata e re, marrin pamjaftueshëm vitaminë D me anë të ushqimit. Dihet se pikërisht mungesa e kësaj vitamine është e lidhur me çrregullimet neuromuskulore te njerëzit.

Një studim i realizuar së fundmi te 752 femra të moshave mbi 75-vjeç, ka treguar se mungesa e vitaminës D mund të lidhet me rrezikun e shtuar të dëmtimit të funksioneve të njohjes, gjegjësisht paraqitjen e demencës në moshë të shtyrë.

Rezultatet e këtij studimi të botuar në revistën Neurology, janë vetëm një dëshmi për efektin pozitiv që ka vitamina D në ruajtjen e sistemit nervor, dhe për këtë arsye rekomandohet që personat e moshuar të marrin preparate shtesë të kësaj vitamine, ashtu që të pengojnë çrregullimet që vijnë si pasojë e mungesës së saj. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori