LAJMI I FUNDIT:

Kanceri i gjirit: Mastektomia, jo më alternativa e vetme

Kanceri i gjirit: Mastektomia, jo më alternativa e vetme

Prej shumë kohësh, mastektomia ka qenë e vetmja alternative për trajtimin e kancerit të gjirit.

Ekzistojnë shqetësime se trajtimet e kancerit të gjirit me mastektomi, që do të thotë heqje e gjirit me operacion, janë shumë të shpeshta dhe se heqja e plotë e gjirit mund të ishte shmangur, duke u mjaftuar vetëm me një operim të pjesshëm për heqjen e tumorit.

Në muajin shkurt, Denise Moskatiello u diagnostikua me kancer në gji dhe mendja menjëherë i shkoi te mastektomia. Megjithatë, ekzistojnë shqetësime se shpesh mastekomitë kryhen pa qenë nevoja, kur gjiri mund të ruhet me ndërhyrje të pjesshme kirurgjike ose lumpektomi.

Mjekja Monika Morrou pranë qendrës mjekësore Sloan Kettering thotë se nëse do t’u jepej mundësia të zgjidhin, shumica e grave me kancer në gji do të preferonin të ruanin gjoksin e tyre. Por prej shumë kohësh mastektomia ka qenë e vetmja alternative për trajtimin e rasteve të tilla. Kjo ka ngritur shqetësimet nëse kirurgët janë ose jo në gjendje të ofrojnë një alternative tjetër.


Mjekja Morrou kryesoi studimin për t’iu përgjigjur këtyre shqetësimeve. Pas shqyrtimit të afro 2 mijë grave me kancer në gji në fazë fillestare ajo vuri re se mbi 75 përqind e tyre kishin zgjedhur mënyrën e trajtimit me operacion të pjesshëm për ruajtjen e gjirit, duke shmangur mastektominë.

Mjekja Morrou thotë se kjo tregon që kirurgët janë në gjendje të përcaktojnë se cilat paciente mund të trajtohen me mastektomi dhe cilat me operim të pjesshëm të gjirit. Në këtë rast pacientet kanë alternative të zgjedhin dhe procedura më pak kirurgjike është ajo që ka më shumë gjasa të japë rezultate të mira. Pasi dy kirurgë ia rekomanduan, Denise iu nënshtrua operimit për ruajtjen e gjirit. Studimi arriti në përfundimin se operimin për ruajtjen e gjirit kirurgët e rekomandojnë për shumë prej grave me kancer në gji në fazë fillestare. /VoA/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori